Flash

Basha takohet me aktorët, zbulon planin e opozitës: Teatri nuk do të shembet

Lapsi.al 7 April 2018
Basha takohet me aktorët, zbulon planin e opozitës: Teatri nuk do

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka deklaruar sot mbështetjen e plotë të opozitës për artistët kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ai ka lëshuar akuza të forta në adresë të Ramës, për të cilin ka deklaruar se ‘Që kur u ul në karrigen e Ministrisë së Kulturës, Rama ka pasur një projekt për TK, kullën, si opozitë nuk jemi habitur por revoltuar për shkatërrimin e TK”- tha Basha.

Sipas tij, qëndresa e artistëve është e drejtë për kujtesën kombëtare, kujtesën historike, është e rëndësishme të jemi në krahun e tyre në të gjitha format dhe mënyrat.

“Diskutuam për gjendje katastrofike të artit dhe kulturës, opozita do të ndërtojë projekt kombëtar për artin dhe kulturën, do e propozojmë në kuvend dhe do e mbrojmë në Kuvend. Kryeministri, që vinte nga bota e artit se nuk vjen më, është kompleksi i artistit të dështuar që e con ndaj urrejtjes ndaj artit, po ushtron projekt leninist për të asgjësuar një tjetër vatër të mendimit ndryshe, po i ul kokën artistëve, të asgjësojë elitën kombëtare që projekton mendimin ndryshe. Ne jemi në krahë të artistëve, teatri nuk do të shembet”- tha ai.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI