Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Skandali i përgjimeve me klanin 'Pronto' në Kosovë, edhe një ministër mes 11 zyrtarëve nën akuzë

Lapsi.al 7 April 2018
Skandali i përgjimeve me klanin 'Pronto' në Kosovë,

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 11 personave të përfshirë në një skandal të përgjimeve dy vjet më parë i njohur në Kosovë nga mediet si rasti "Pronto”, për shkak të perdorimit të shpeshtë të kësaj fjale gjatë komunikimeve telefonike si rasti "Pronto". Në këtë rast janë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale ku përmenden postet e të akuzuarve dhe inicialet e emrave të tyre, bëhet e ditur se në mesin e të akuzuarve janë janë, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, një ministër aktual Besim Beqaj, deputeti Zenun Pajaziti, ish-sekretari i Ministrisë së Brendshme, Ilhami Gashi, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Prizren, Njazi Kryeziu, ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltari i ministrit të Brendshëm Sedat Gashi, si dhe ish-shefja e Divizionit Farmaceutik në ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Në njoftimin e saj Prokuroria Speciale thotë se ata akuzohen për kryerjen e veprës penale "shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës"- "Të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive të kundërligjshme personave, të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë, drejtor për ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj" shkruan DW.

Më tej thuhet se "në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI