Flash

Sherr mes emigrantëve në Zvicër, shqiptari përleshet keq me grekun

Lapsi.al 7 April 2018
Sherr mes emigrantëve në Zvicër, shqiptari përleshet keq me

E peson keq greku që rrahu barbarisht një shqiptar në Zvicër. Përleshja e dhunshme ndodhi në 25 mars 2017 në “Club Vior” të rrugës Löwenstrasse, ku një 29 vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë, ndërsa për këtë u arrestua një automekanik (24) nga Dübendorf.

24 vjeçari grek kishte lindur në Cyrih, ndërsa të enjten doli përpara gjykatës për veprën penale. Ai kishte qëlluar shqiptarin me grushta në fytyrë, duke e shtrirë përtokë. Shqiptari mori lëndime të rënda: theu hundën, një dhëmb dhe mori tronditje në tru. Për këtë është fajësuar 24 vjeçari grek, i cili gjithashtu përgjatë një përleshje kishte kërcënuar me vdekje një shofer dhe bashkëudhëtar, shkruan albinfo.ch.

“Grushtat ishin vetëm një tërheqje veshi”. Përpara gjykatës greku ishte i qetë dhe i qëndrueshëm, por sipas tij nuk kishte ndodhur ngjarja aq keq. 24 vjeçari ka mohuar kërcënimet me vdekje. Përveç kësaj ai shtoi se në vend të grushtave ka pasur vetëm tërheqje veshi dhe shkelmat nuk kishin qenë masive, por vetëm goditje të lehta. Por ndryshe e pa ngjarjen Gjykata. Ajo foli për një vepër brutale dhe e dënoi grekun për kërcënime dhe lëndime trupore me tre vjet burg. Gjithashtu do dëbohet nga vendi për shtatë vitet e ardhshme.

Të këshilluara

Trau që ndau Shqipërinë dhe Kosovën

Tarifa e re në Rrugën e Kombit ka minuar përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë dhe Kosovës për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik. E ardhmja do të jet...

08:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI