Flash

Ministri i Tregtisë i Kosovës e pranon: Taksa e vendosur në Rrugën e Kombit është e lartë

Lapsi.al 7 April 2018
Ministri i Tregtisë i Kosovës e pranon: Taksa e vendosur në

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës brenda vendit dhe problemet me eksport në vendet e rajonit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në emisionin “Përballje”, ka thënë se ministria që ai udhëheq është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendor.

Duke komentuar taksën e vendosur në Rrugën e Kombit, ai tha se mund të ndikojë tek bizneset dhe se kjo taksë prek edhe prodhuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Jemi kundër taksave të larta, ne jemi dakord për një taksë, sepse ajo duhet të mirëmbajë rrugën mirëpo jo taksë të lartë…Pra shteti shqiptar është dashtë me pas kujdes… Ne a duhet edhe autostradës tonë t’i vendosim taksë sepse duhet të mirëmbahet por jo taksë të lartë”, - ka thënë Hasani.

Më tej Hasani ka theksuar se Kosova është shumë e gatshme për të hapur tregun me Shqipërinë por nuk ka gatishmëri.

“Ka deklarime por nuk veprime konkrete”, - ka thënë Hasani.

Nga 15 prilli i këtij viti, çdo kosovar që shkon në Shqipëri me veturë duhet të paguaj 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro e ata të rëndë 22 euro.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI