Flash

Xhafaj tregon qytetet ku punojnë 40 grupe kriminale

Lapsi.al 6 April 2018
Xhafaj tregon qytetet ku punojnë 40 grupe kriminale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se nga 40 grupe kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë, deri tani janë shkatërruar shtatë të tilla. Nga qytetet ku krimi është aktiv, Xhafaj renditi të parën Tiranën, e ndjekur nga Vlora dhe Durrësi. Prezencë kriminale, tha Xhafaj, ka edhe në qytetet e tjera si Shkodër, Lezhë, Fier dhe Elbasan.

“Nga 40 grupe kriminale, deri tani kemi shkatërruar 7 grupe. Ata janë pas hekurave. Qytetet ku ka prezencë më të madhe të këtyre grupeve janë Tirana, Vlora, Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri dhe Elbasani. Këto janë qytetet që kanë grupe kriminale aktive”, - tha Xhafaj në Report Tv. Sipas tij, vitin e kaluar u sekuestruan 40 milionë euro pasuri.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI