Flash

Zbulohet një thertore e paligjshme në Delvinë, policia sekuestron 115 kg mish qingji e keci

Lapsi.al 6 April 2018
Zbulohet një thertore e paligjshme në Delvinë, policia sekuestron

Rreth 115 kg mishi qengji dhe keci, të therura në mënyrë të paligjshme janë sekuestruar ditën e sotme në një stallë bagëtish në malin Sopot të Delvinës. Trupa e inspektimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë kontrollit në këtë stallë bagëtish ka sekuestruar në mënyrë të menjëhershme 23 ngarkasat e qengjave dhe kecave në masën e 115 kg. Për therje dhe tregtim të mishit në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së ka marrë masën administrative ndaj këtij shtetasi me vlerën e 100 mijë lekëve dhe gjithashtu ka bërë edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i vendosur për të gjurmuar dhe ndaluar çdo therje jashtë thertoreve edhe në zonat më të largëta, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve. Në këto ditë festash trupat inspektuese të AKU-së janë duke instensifikuar kontrollet në te gjithë territorin, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, thuhet në njoftimin e AKU.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI