Flash

Shpërndanin kanabis në lokal, arrestohen 2 persona në Shkodër

Lapsi.al 7 April 2018
Shpërndanin kanabis në lokal, arrestohen 2 persona në

Policia ka arrestuar dy persona që po shpërndanin kanabis në një lokal në Shkodër. Hidisen Dervishi, 24 vjeç dhe Rei Besho, 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, u kapën në flagrancë në një lokal me lojra kompjuterike në lagjen 'Vasil Shanto'. Droga u gjet e fshehur në 3 qese plasmasi brenda një çante. Ata u arrestuan pasditen e së premtes pas një denoncimi të bërë në polici nga një qytetar anonim.

"Shërbimet e policisë kanë shkuar në lagjen Vasil Shanto, në një lokal me lojëra kompjuterike dhe janë gjetur shtetasit Hidisen Dervishi dhe Rei Besho. Nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshe 8 gram, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,"-raporton policia.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI