Flash

Ministri i Jashtëm turk reagon ashpër ndaj Kosovës: Jeni në telashe me ne, s'ju lejojmë të strehoni gylenistët

Lapsi.al 7 April 2018
Ministri i Jashtëm turk reagon ashpër ndaj Kosovës: Jeni në

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Kosovës, duke thënë se shteti turk nuk po përzihet në punët e kosovarëve, por vetëm po kërkon dëbimin e gylenistëve.

Ai ka thënë se Kosova duhet të pastrohet nga njerëzit që tentuan të bëjnë grusht shtet në Turqi.

"Shpresoj që Kosova të pastrohet nga këta të pabesë. Vëllezërit tanë kosovarë të gjejnë paqe, por pa marrë parasysh, qoftë në Kosovë qoftë në ndonjë vend tjetër nuk do të lejojmë strehimin e tradhtarëve ndaj nesh. Kjo nuk është përzierje në punët e brendshme të tyre. Kosova nuk duhet të strehojë në vendin e saj tradhtarët që kanë bërë grusht shteti në Turqi. Kjo është ajo që presim nga miku. Shpresojmë se pas kësaj Kosova ndërmerr hapa të përgjegjshëm dhe bën atë që kërkon miqësia dhe vëllazëria". tha minstri i jashtëm turk, raporton Anadolu Agency. Reagimi i Çavuşoğlu ka ardhur pas akuzave të Kryeministrit Ramush Haradinajt dhe Kryeparlamentarit Kaadri Veseli se Presidenti i Turqisë po përzihet në punët e Kosovës, duke paralajmëruar fundin e Qeverisë aktuale.

Ky zyrtar turk ka përmendur faktin se Turqia ka ndihmuar Kosovën në shtimin e numrit të njohjeve, duke thënë se në secilin takim lobojnë për kosovarët.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI