Flash

U procedua penalisht, Nard Ndoka i kthehet Ramës: Ti je një 'dhjaks', të na 'rruesh' shoku Edi!

Lapsi.al 9 April 2018
U procedua penalisht, Nard Ndoka i kthehet Ramës: Ti je një

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar pas procedimit penal që iu bë një ditë më parë nga policia, në lidhje me pjesëmarrjen në protestën e 5 prillit ku opozita bllokoi  katër akse kryesore në vend.

Në një status në Facebook, Ndoka e quan Ramën "dhjaks", ndërsa i kujton të gjitha përballjet politike, qoftë kur ka qenë në krah të Berishës, qoftë edhe në 2011 kur ishte në krah të Ramës.

"Edi Rama, ti je një “dhjaks”! Me 2 Prill 1991 kam qenë në shesh, përballë Gramozit, me kurajo dhe guxim, i bindur për një kauzë të drejtë! Jam nder themeluesit e PD në Shkodër, përballë regjimit që ti sot përfaqëson dhe nuk jam trembur, as nga ‘babai’ yt! Në Nëntor 2008, në grevë urie në Kuvend sëbashku me disa kolegë përfshirë edhe Metën, përballë Teje e Berishës, për Kodin Zgjedhor, pasoja politike që i vuajme akoma sot! Me 21 Janar 2011, kam qenë përkrah teje, përballë Berishës, i bindur serish për kauzë të drejtë; zgjedhje të lira! Me 5 Prill 2018, sërish përballë teje, i bindur për një mision qytetar, politik, ekonomik, moral dhe të shenjtë; në mbrojtje të vlerave njerzore në krah të qytetarëve! Pra, Edi Rama; Nuk kam patur frikë Enverin, ‘babën’ tënd shpirtëror dhe ideologjik, nuk kam patur frike as Berishën, jo më të kem frikë nje ‘dhjaks’, si puna jote! Më kë bërë nder, që ndër Kryetarët e Partive Opozitare dhe deputetëve të tjerë që ndodheshin përkrah meje në protestë, më zgjodhe mua për ‘procedim penal’! Të na 'rruesh' shoku Edi!" - shkruan Ndoka.

Të këshilluara

“T’i gëzohesh pensionit në Shqipëri”

Komuniteti i pensionistëve italianë në Shqipëri po shkon drejt rritjes, shkruan Nicola Pedrazzi i ”Osservatorio Balcani e Caucaso”. Për të kuptuar këtë fenom...

21:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI