Flash

Detajet e reja nga aksidenti/ Bashkë me 2 kushërinjtë shqiptarë, në makinë ishte edhe një franceze

Lapsi.al 9 April 2018
Detajet e reja nga aksidenti/ Bashkë me 2 kushërinjtë

Policia e Fierit ka bërë identifikimin e tre viktimave të aksidentit tragjik në fshatin Varibop. Një makinë me tre persona, që kishin qenë në një dasëm, u aksidentuan rrugës së kthimit për në shtëpi në fshatin Kutë të Mallakastrës. Shoferi 32-vjeçar Fisnik Murataj humbi jetën, ashtu sikurse dhe i kusheriri i tij Agustin Murataj 30 vjeç.

Me ata në makinë, e veshur me fustanin festiv të dasmës, ishte edhe një shtetase e huaj franceze. 34-vjeçarja Noza Ahmout, e cila jetonte në Greqi.  Shtetasja e huaj dyshohet të ishte e fejuara e Fisnik Murataj, e po ashtu mësohet se automjeti ishte në pronësi të saj.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, ku makina tip "Suzuki" me targa IHZ 1755 ra në kanalin me ujë në anë të rrugës. Policia thotë se grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI