Flash

Pas Bashës, artistët marrin edhe mbështetjen e Kryemadhit: Hetim e Edi Ramës, ka abuzuar

Lapsi.al 9 April 2018
Pas Bashës, artistët marrin edhe mbështetjen e Kryemadhit: Hetim

Pas mbështetjes së kryedemokratit Lulzim Basha një pjesë e artisteve të Teatrit Kombëtar kanë qene sot në një takim ku morën edhe përkrahjen e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Veprimet e tyre përkojnë me strategjinë tonë për të mos shkatërruar teatrin, por edhe artin në përgjithësi”, - tha kryetarja e LSI-së, duke shtuar se gjëja më e kee që mund t’i bëhet një kombi është t’i shkatërrosh artin dhe kulturën.

Nga ana e tyre artistët që kundërshtojnë projektin e ri për TK, thanë se kryeministri ka për qëllim të zaptojë tokën rreth teatrit e të ngrejë aty kullën. Duke i konsideruar të mjerueshme kushtet që punojnë, artistët thanë se edhe krahasuar me vendet e rajonit, p.sh. Maqedoninë, Shqipëria ka një buxhet katër herë më të vogël për Kulturën.

Artistët u shprehën gjithashtu se ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro iu ka mbyllur derën, ndërsa nuk kanë denjuar t’i shkruajnë kryeministrit. Ata thonë se ai mban përgjegjësi direkte për gjendjen ku ndodhen sot artistët, pasi ka abuzuar në kohën që ishte ministër Kulture.

“Në kërkojmë që të ketë hetim parlamentar për abuzime të ish-ministrit të Kulturës, aktualisht kryeministri Edi Rama. Po flasim për abuzime, është një histori e pazbardhur. Nëse do ketë drejtësi të plotë Edi Rama do ketë shumë punë me drejtësinë”,- thanë artistët.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI