Flash

Qeveria nuk u beson bashkive, kërkon auditues të pavarur për ndërmarrjet e ujësjellësit

Lapsi.al 9 April 2018
Qeveria nuk u beson bashkive, kërkon auditues të pavarur për

Aksioni për formalizimin e sektorit të ujit të pijshëm është lënë në dorë të Bashkive, por qeveria ka vendosur të kontrollojë mënyrën se si po e zbaton në terren pushteti vendor këtë reformë. Një urdhër i firmosur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, detyron të gjitha ndërmarrjet e ujësjellësit që të kontraktojnë auditues të pavarur për bilancet e tyre, dhe në varësi të raporteve do të bëhet shpërndarja e fondeve të buxhetit për të mbuluar humbjet e ujësjellësave.

Vendimi detyron kompanitë e ujësjellësit që t’i nënshtrohen verifikimit edhe për pjesën se si tarifohen klientët. Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se në shumë raste ka shkelje të mënyrës të tarifimit në bazë të kategorive familjarë dhe biznese, e ndërsa disa bashki faturojnë klientët pa patur një çmim të miratuar nga Enti Rregullator i Ujit.

Për këtë arsye, evidentimin e rasteve të tilla tashmë do ta bëjë një ekspert kontabël, i cili do të raportojnë pranë qeverisë. Po ashtu audituesi do të japë edhe një pasqyrë mbi detyrimet që kanë kompanitë e ujësjellësave ndaj organeve tatimore dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Pas skedulimit të borxheve, një pjesë e të ardhurave që do të realizohen nga aksioni në sektorin e ujit do të shkojnë për të shlyer detyrimet OSHEE-së dhe autoriteteve fiskale. Në total, vetëm ndaj kompanisë së shpërndarjes borxhi i bashkive kap shifrën 80 milionë Euro./klan

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI