Flash

Ish deputetja e PD-së akuza Adriatik Llallës: Nga varfanjak, në miliarder, duroni dhe do shikoni…

Lapsi.al 9 April 2018
Ish deputetja e PD-së akuza Adriatik Llallës: Nga varfanjak, në

“Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë”.

Kështu shprehet ish-deputetja e PD-se, Albina Deda, e afërme e familjes së Prokurores së Përgjithshme, teksa flet per zhvillimet me te fundit ne vend.

Pyetur nga “Panorama” se muajt e fundit nga organi i Prokurorisë ka vetëm akuza dhe procedime për përfaqësuesit e opozitës dhe nese po tregohet e drejtë në vendimmarrjen e saj, Kryeprokurorja Marku, Deda dha kete pergjigje:

“Ju thashë konsideratën time. Arta Marku ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të një organi, i cili nga gardian i ligjit ishte shndërruar në ortak të krimit.

Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë.

Një pjesë të parave të pista, ata po i përdorin sot për të denigruar Arta Markun, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor nga ato që e akuzojnë.

Mos u habisni, se krimi e përdor dhe politikën. Por po afron dita e së vërtetës”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI