Flash

Vlorë, arrestohet për drogë 29-vjeçari

Lapsi.al 6 April 2018
Vlorë, arrestohet për drogë 29-vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme një 29-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Siç bëhet me dije, në pranga është vënë Ardit Kita nga Vlora, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest me Burg'', për veprën penale ''Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë''.

29-vjeçarit i është sekuestruar një sasi prej 425 kg kanabis sativa një vit më parë, teksa po kalonte me kamion në portin e Durrësit.

Pas arrestimit, policia e Vlorës bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ''Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë''.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI