Flash

LGBTI fut në 'sherr' ambasadorin amerikan Donald Lu me Ylli Manjanin dhe Tritan Shehun

Lapsi.al 6 April 2018
LGBTI fut në 'sherr' ambasadorin amerikan Donald Lu me Ylli

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas deklarates se bere nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili ne nje takim per mbrojtjen e te drejtave te LGBTI, numeroi mes te tjeresh edhe emrin e tij, si deputet qe eshte rreshtuar hapur kunder ketij komuniteti.

Me nje reagim te gjate, Shehu shprehet se sot eshte shokuar pas asaj qe ka degjuar nga ambasadori, duke i kujtuar parimet dhe principet per familjen, e duke deklaruar se “rritja e nje femije te adoptuar nuk mund t’i besohet cifteve gay”.

Shehu nuk ka lene pa permendur edhe deklaratat e deputetes se PS-se, Vasilika Hysi, per te cilen ka thene: “Ndersa ne lidhje me gjuhen e rende te perdorur ndaj kolegeve deputete nga deputetja Hysi, si dhe per devijimin e asaj konference prej ceshtjeve te diskriminimit, tek propaganda per martesat gay, do te diskutoj ne Kuvend”.

Po ashtu edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas paralajmërimit të bërë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, që i tërhoqi vërejtjen për pozicionimin e tyre të hapur kundër komunitetit LGBTI.

"Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT:

Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë! Kjo është më e rëndësishme! Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!" - shkruan Manjani.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI