Flash

Zyrtari që u poshtërua në Kosovë, Serbia i zgjat mandatin me tre muaj Marko Gjuriç

Lapsi.al 6 April 2018
Zyrtari që u poshtërua në Kosovë, Serbia i zgjat mandatin me

Qeveria e Serbisë sërish e ka emëruar për tre muaj Marko Gjuriçin ushtrues detyre të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në këtë cilësi, nga tre muaj, ai ka kryesuar Zyrën për Kosovën tash gati katër vjet.

Me mandat tremujor janë emëruar edhe tre zëvendës të tij, Damjan Joviç, Dushan Kozarev dhe Zhelko Joviç, që po ashtu kanë qenë në këto funksione.

Bëhet e ditur se në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe të zyrtarit për lidhje pranë misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Qeveria e Serbisë e ka emëruar sërish për tre muaj Dejan Paviçeviçin.

Ndërkaq ushtrues detyre të ndihmësit të tij, po për tre muaj, është emëruar Dushan Jovoviq, kurse gjenerali në pension Dragan Vlladisavleviç sërish është emëruar për tre muaj ushtrues detyre i pozitës së drejtorit të Zyrës për çështje koordinuese në procesin negociues me Prishtinën. Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka tre zëvendës dhe gjashtë ndihmësdrejtorë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI