Flash

Trazirat në Kukës, 11 protestues të arrestuar transportohen për në Tiranë

Lapsi.al 1 April 2018
Trazirat në Kukës, 11 protestues të arrestuar transportohen

Prej mëngjesit të sotëm qindra kuksianë, të afërm dhe miq të të arrestuarve protestuan përpara komisariatit të policisë me thirrjet "Lironi djemtë tanë" dhe "Rama ik".

Duke qenë se turma e njerëzve që protestonin kundër arrestimeve sa vinte e bëhej më e madhe, policia e shtetit ka vendosur të transportojë 11 prej të arrestuarve në Tiranë, me shpresën se të afërmit e tyre do të braktisin protestën.

Pas protestës së djeshme, policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Kukes për 23 shtetas.

Sipas njoftimit të policisë ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar ne date 31 mars në Rrugën e Kombit, prane Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.

Të këshilluara

Kapen 630 kilogram drogë në Orikum 

Para pak minutash Policia e Vlorës kapi një ngarkesë me plot 630 kilogram kanabis sativa në Orikum. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se sasia e madhe e drogë...

15:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI