Flash

Protesta në Rrugën e Kombit/ Prokuroria e Kukësit lëshon 24 urdhër arreste

Lapsi.al 1 April 2018
Protesta në Rrugën e Kombit/ Prokuroria e Kukësit lëshon 24

Sikurse u paralajmërua nga policia dje, Prokuroria e Kukësit lëshoi 24 urdhër-arreste për protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit dhe i vunë flakën sporteleve të biletave që do të mbledhin taksat për Rrugën e Kombit.

Mësohet se numri i personave të shoqëruar në komisariat është më i lartë, por pas ankesave të familjarëve të personave të shoqëruar nga policia, 4 komisionerë të Avokatit të Popullit kanë shkuar në Kukës për të monitoruar nga afër situatën.

 

Pas mesnate, forcat e policisë kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Familjarët e të arrestuarve u mblodhën mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre. Ata thanë se nuk e dinë se ku i kanë dërguar familjarët e tyre pasi i kanë arrestuar. “Policia na erdhi nëpër banesa në orën 03:00 të mëngjesit. Nuk e dimë ku i kanë çuar personat e arrestuar”, - shprehen ata.

Nga protesta e djeshme disa qytetarë mbetën të lënduar, si dhe 14 punonjës të policisë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI