Flash

(VIDEO) Trazira ne Kukës/ Qytetarë të irrituar rrethojnë komisariatin

Lapsi.al 1 April 2018
(VIDEO) Trazira ne Kukës/ Qytetarë të irrituar rrethojnë

“Lironi djemtë tanë! Lironi djemtë tanë!" - thërrasin fuqishëm dhe pandërprerë familjarët e 23 të arrestuarve përballë Komisariatit të Kukësit.

Me çadra hapur dhe mbështetjen simbolike të deputetëve të opozitës së pranishëm aty, familjarët e të arrestuarve kaluan orën e katërt përballë Komisariatit. Kauza për të cilën u protestua ditën e djeshme, për ta është legjitime. Tarifa 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit i dëmton ata më së shumti.

Por më tepër ata janë të tronditur për mënyrën se si policia shkelmoi dhunshëm dyert e banesave në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar, siç thonë ata, edhe persona që nuk kanë qenë fare të pranishëm në protestë.

Sali Berisha ka qenë tepër aktiv në Facebook duke postuar denoncime me mesazhe dhe video për situatën në Kukës. Ish-kryeministri postoi këtë video para pak minutash në Facebook:

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI