Flash

Monika Kryemadhi: Rama të gjejë policët e hashashit dhe Elvis Rroshin, jo protestuesit në Kukës!

Lapsi.al 1 April 2018
Monika Kryemadhi: Rama të gjejë policët e hashashit dhe Elvis

Me një mesazh në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli në mbështetje të qytetarëve të Kukësit që u arrestuan nga policia pas protestës në pikat e pagesës së taksës së Rrugës së Kombit.

Kryemadhi thotë se metodat staliniste që po përdoren janë të shenjuara tek ish bashkëpuntorët e Sigurimit dhe pinjollët e komunizmit, por thekson ajo "kjo histori nuk mbaron këtu".

Në vend se të arrestojë qytetarët, Edi Rama duhet të arrestojë policët e arratisur për kanabisin, Elvis Rroshin dhe miqtë e tij kriminelë thotë Kryemadhi.

"Bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Bën mirë të hedhë sytë e të kërkojë hetime të ndershme për Elvis Roshin apo ish shokët e tij të grupit parlamentar, që akuzohen për krime të rënda.

Kjo është detyra për një kryeminister të përgjegjshëm dhe jo peng të krimit dhe pazareve me banditët" u shpreh Kryemadhi.

 

Të këshilluara

Kapen 630 kilogram drogë në Orikum 

Para pak minutash Policia e Vlorës kapi një ngarkesë me plot 630 kilogram kanabis sativa në Orikum. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se sasia e madhe e drogë...

15:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI