Flash

VIDEO/ Si do të ndërtohen 7 kulla pas prishjes së Teatrit Kombëtar

Lapsi.al 19 March 2018
VIDEO/ Si do të ndërtohen 7 kulla pas prishjes së Teatrit

Projekti i prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i një godinë të re të shoqëruar me disa kulla të larta në pjesën e pasme ka shkaktuar një reagim të ashpër jo nga artistët por edhe nga mbarë opinion publik.

Pak ditë më parë kryeministri Rama mblodhi artistët dhe disa sipërmarrës dhe bëri prezantimin e projektit të ri të Teatrit ku sipas tij do të ketë 3 fish të sipërfaqes më të madhe dhe se pas tij do të ndërtohen 4 kulla.

Por sot ajo që ka qarkulluar në media është një video e publikuar nga shoqëria civile “Nisma Thurje” e cila shpjegon se si do të bëhet tjetërsimi i pronës publike në atë private. Po ashtu siç shihet edhe nga grafiku nuk do të jenë 4 po 7 kulla të cilat do të ndërtohen aty.

Postimi i plotë në Facebook:

Ja si po vidhet trualli publik dhe po i jepet përjetësisht një privati, me pretekstin se po na ndihmon të ndërtojmë teatrin.

Që ta keni të gjithë të qartë, askush nuk do t’ja dijë për teatrin. Kryetarit të Bashkisë dhe Kryeministrit nuk i intereson fare teatri. Ata e përdorin teatrin dhe krijojnë një debat aty vetëm e vetëm për të mbuluar transferimin gjigant që po i bëjnë tokës publike, tokë që na takon secilit prej nesh, në mënyrë hajdute, një privati. Po na e marrin ne dhe po ja japin një njeriu, mijëra metra katrorë.

Kjo është kriminale!

Për të bërë stadiumin kombëtar, i desh t’i falnim një pjesë të barabartë toke publike sa stadiumi, ndërtuesit që të bënte një kullë; Për të bërë Teatrin Kombëtar na duhet t’i falim tokë publike të barabartë me teatrin ndërtuesit që të bëjë kullë;

Si funksionoka kështu? Duhet t’i japim ndërtuesve gjysmën e Shqipërisë, që të na ndërtojnë gjysmën tjetër?

Kjo është kriminale!

Shpërndaje për të treguar që as ti s’bie dakord me këtë krim!

Të këshilluara

Rinisin bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

Në Bruksel kanë rinisur bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Çështjet kyçe që ndajnë Prishtinën dhe Beogradin janë Asoci...

22:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI