Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

VIDEO/ Seks në këmbim të notës, prokuroria nis hetim për ish-ministrin

Lapsi.al 19 March 2018
VIDEO/ Seks në këmbim të notës, prokuroria nis hetim

Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Ministrit të Arsimit, Rexhep Osmani. Ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht studenten e tij.

Gjithçka ka ndodhur në zyrën e Osmanit dhe në më pas ngjarjet zhvillohen në oborrin e fakultetit..

Rasti është publikuar nga Tv T7 në Kosovë i cili ka sjellë edhe një tjetër rast për një profesor që ka kushtëzuar një notë kaluese në këmbim të seksit.

Ish-ministri e ka konsideruar histronë, një keqkuptim. Për GazetaExpress ai tha se me studenten ka lidhje familjare dhe se i dashuri i saj është nxituar kur ka dyshuar. Ish-ministri ka treguar se familja e studentes i ka kërkuar falje dhe se për këtë rast është pyetur edhe në polici.

“Nuk është e vërtetë ajo që po raportohet në media. Nuk behët fjalë për ndonjë ngacmim seksual. Krejt kjo është një keqkuptim. Unë me studenten njihemi moti, kemi edhe lidhje familjare. Unë me atë kemi dalë nga konsultimet se bashku edhe kjo është keqkuptuar. Ka reaguar edhe burri i saj. Por kjo situatë është sqaruar më vonë”, - ka thënë Osmani.

“Unë jam sqaruar me të gjithë. Familjarët me kanë kërkuar edhe falje. Studenten e njoh dhe e kam njohur edhe më herët. Nuk bëhet fjalë për asnjë ngacmim. Unë e kam dhënë deklaratën në polici. Sikur të kish qenë diçka e vërtetët, ata nuk me kishin liruar menjëherë. Por, unë besoj që nesër kjo punë do të sqarohet tërësisht edhe do të dalë e vërteta”, - ka thënë Osmani.

https://youtu.be/lOsT9YpWODk

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI