Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Greqi/ Shqiptari lirohet pasi i ulen 100 vite burg nga dënimi

Lapsi.al 19 March 2018
Greqi/ Shqiptari lirohet pasi i ulen 100 vite burg nga dënimi

Shtypi grek ka trajtuar lirimin e parakohshëm nga burgu të një shqiptari, që sipas tyre ka ndodhur për faj të ligjit aktual të quajtur “Paraskevopoulos”.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar me 15 emra, i cili u arrestua në Shkurt të vitit 2008. Ai u dënua nga Gjykata greke me 108.5 vite burg për disa akuza, atë të krijimit të një organizate kriminale, vrasje, vjedhje në bashkëpunim e armëmbajtje pa leje. Megjithatë, ai u lirua nga qelia vetëm pas 8 vite e gjysmë.

“Protothema” shkruan se shqiptari ka përfituar nga ligji famëkeq “Paraskevopoulos”, i cili i lejon të dënuarit që të aplikojnë për azil dhe në këtë mënyrë as nuk dëbohen nga vendi. Gjithashtu, ky ligj ka reduktuar dënimin e detyrueshëm të vuajtjes së dënimit, nga 3/5 në 2/5. Sipas informacioneve të “Protothema”, shqiptari u lirua me kusht në Nëntor të vitit 2016 pasi iu llogaritën edhe 413 ditët e punës vullnetare.

Tashmë ai banon në Greqi dhe është në pritje të shqyrtimit të aplikimit të tij për azil. Më tepër se lirimi para kohe nga qelia i të burgosurit shqiptar, “Protothema” në fakt ngre alarmin e ligjit grek që u jep mundësi të dënuarve të dalin para kohe nga qelia. SIkurse shkruan e përditshmja greke, lirimi i shqiptarit, emrin e të cilit ka zgjedhur mos ta publikojë, është vetëm një nga disa rastet./tvklan  

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI