Flash

Dalin përgjimet e policëve të Vlorës me trafikantët e kanabisit: "More garanci?"

Lapsi.al 19 March 2018
Dalin përgjimet e policëve të Vlorës me trafikantët e

Kërkesa e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës për moszgjatje të hetimeve u rrëzua nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Por, ndërsa ish-zyrtari i policisë është në arrati, së bashku me dy vartësit e tij Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, cilat janë dyshimet ndaj tyre?

Top Channel disponon dosjen e Prokurorisë, ku përmenden akt-ekspertimet ndaj disa aparateve telefonike, si dhe përgjimet ndaj trafikantëve të përcjella me letër-porosi nga pala italiane.

Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016-s.

Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.

Ish-drejtori i policisë, – thotë Prokuroria, – ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish-ministrit të Brendshëm.

Transkriptimet e komunikimeve telefonike, të përcjella me letër-porosi nga italianët, hedhin dyshime për përfshirjen e 3 zyrtarëve të policisë, – thuhet në dosje. – Ndërsa efektivë të tjerë të policisë nën hetim i japin informacion Taulant Haxhirajt.

Zyrtari i policisë Gjergji Kohila dhe kunati i tij, Renaldo Avdulaj, përmenden vetëm me germën e parë të emrit nga trafikantët, ndërkohë që nga ekspertiza e kryer në telefonat e të arrestuarve në Itali, të përgjuarit janë të regjistruar me emra të ndryshuar, si Fiati, Adidasi, Xheku, Aliej dhe Agushi.

Më 16 prill të vitit 2016, Haxhiraj – me pseudonimin Agushi, – njofton se mori garanci nga shteti për të mbjellë hashash në fshatin Kuç të Vlorës.

Aliej: Andej, me garanci ta morën përsipër vëlla?

Agushi: Po, ma morën vëlla.

Aliej: Apo në ajër?

Agushi: Po s’ka garanci të saktë fare. Më thanë kaq pak do të mbroj? Shteti më jep garanci të plotë në Kuç, por s’kam njeri atje unë. Atje e ka vëllai të sigurt me drejtorin.

Aliej: Po ata që të dalin garant, sa të kërkojnë?

Agushi: 30 për qind.

Aliej: Po si i duan, gjëra apo lekë?

Agushi: Gjëra, ça (çfarë) lekësh.

Por nga ana tjetër, ustai – thotë Prokuroria, – shfaqet i shqetësuar për transferimin e zyrtarit të policisë, Gjergj Kohila, me detyrë në Shkodër. Në një bisedë të zhvilluar në datat 22 dhe 23 shtator 2016, mes Haxhirajt dhe “Fiatit”, që dyshohet se është Gjergj Kohila, ky i fundit e njofton për hetimin ndaj grupit.

Fiati: Bëj kujdes! Nga nesër do të kesh grupe nga pas.

Agushi: Pse vëlla, ç’po bëj unë? U kam thënë “stop” të gjithave.

Fiati: Shko thuaju edhe çunave atje sipër.

Prokuroria ka marrë ndërkohë edhe strukturën e Policisë së Vlorës, për të evidentuar nëse ka të dyshuar të tjerë që mund të kenë qenë të implikuar. /TCh/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI