Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Gjermania kërkon pezullimin e marrëveshjes Schengen

Lapsi.al 19 March 2018
Gjermania kërkon pezullimin e marrëveshjes Schengen

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka kërkuar pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit, që lejon lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Europian. Për të përjavshmen gjermane Welt am Sonntag, Seehofer deklaroi se Gjermania duhet të shtojë kontrollin kufitar për sa kohë BE nuk ja del të kontrollojë kufirin e jashtëm në mënyrë efektive.

Komentet e ministrit Seehofer vijnë pas kërkesave të bllokut europian për heqjen e kontrolleve kufitare nga Gjermania dhe katër anëtarë të tjerë të zonës Shengen. Gjermania ishte vendi i parë i BE-së që rivendosi kontrollin e brendshëm në shtator 2015, në vijën ndarëse me Austrinë dhe për lidhjet e fluturimit nga Greqia, “për shkak të situatës së sigurisë në Europë dhe kërcënimeve që vijnë nga lëvizjet e vazhdueshme dytësore”. Ky regjim i përkohshëm do të vijojë të zbatohet deri më 12 maj të këtij viti.

Rivendosja e kontrolleve kufitare është një e drejtë e posaçme e shteteve anëtare të BE-së. Sipas rregullave të përbashkëta europiane, ato duhet të mbeten një përjashtim dhe të respektojnë parimin e proporcionalitetit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI