Flash

100 vjet Industri e Naftës/ Kompania e re "fshin" rrogat e prapambetura të naftëtarëve të Ballshit

Lapsi.al 19 March 2018
100 vjet Industri e Naftës/ Kompania e re "fshin" rrogat e

Ky 100 vjetor i Industrisë së Naftës duket një shans tjetër për qeverinë që të shpenzojë ca para për aktivitete, shfaqje dhe analiza publike, sepse realisht naftëtarët vazhdojnë të jenë në protesta për një problem që duhet të ishte mbyllur me kohë, kontratat kolektive.

Me gjithë premtimet, takimet, protestat dhe përpjekjet për të rritur presionin ndaj shtetit, një kompani e re që  ka marrë administrimin e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, ka nisur të lëshojë kontrata individuale. Pikërisht ky veprim është kontestuar nga punëtorët sepse këto kontrata nuk parashikon shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të kompanisë së mëparshme ndaj punëtorëve.

Pavarësisht se iu janë fshirë pagat e prapambetura, mbi 150 naftëtarë nga 1 mijë gjithsej kanë pranuar të rinisin punën.

Sindikalistët dhe naftëtarët protestojnë kundër firmosjes së kontratave individuale që po nënshkruhen nga kompania e re Bylis Energy.

Kompania me administrator Blerim Hoxhën nuk merr përsipër asnjë detyrim të mëparshëm dhe nuk njeh kontratën kolektive. Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama që të ndërhyjë për të zgjidhur problemet e tyre.

Ndërsa, Kolë Nikolla që është president i Konfederatës së Sindikatave u shpreh se “Uzina eshte e jona dhe ta mbajme me cdo rruge demokratike. Ne duam pune kerkojme pune me standarde e me rregulla. Te bashkohemi per te qene Zot i djerses dhe gjakut tone. Uriza eshte e punetoreve dhe askush nuk mund te tallet me ta. Punetoret nuk jane skllevër. Kryeministri mashtroi Mallakastrën. Uzina eshte me keq se Gerdeci nese ne nuk jemi ne krye te detyres. Paralajmerojme se neser do futemi brenda ne uzine” deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI