Flash

'Hani derra, pini derra, jeni zemër katilë", Flamuri Noka sulmon qeverinë Rama në Kuvend

Lapsi.al 15 March 2018
'Hani derra, pini derra, jeni zemër katilë", Flamuri Noka

Në foltoren e Kuvendit seancën e sotme plenare është ngritur për të folur edhe deputeti demokrat Flamur Noka. Nga foltorja e Kuvendit Noka sulmoi qeverinë Rama duke thënë se kjo e fundit ka hequr nga skema e ndihëm ekonomike shumë familje në nevojë.

Teksa tregoi disa raste konkrete që u prekën nga ‘pastrimi’ i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike, Noka iu drejtua PS-së me një shprehje; ‘hani derra, pini derra’.

“Zoti ministër ju dhe para ca viteve dekodera këtyre familjeve. Pasi u bënë me televizorë, ua hoqe ndihëm ekonomike. Jeni zemër katile. Kështu është kur nuk e ke mendjen tek hallexhinjtë, por te drogaxhinjtë. Fatbardha Disha është me tre jetimë dhe është pa shtëpi. Ilir Mazreku, me 7 anëtarë në familje. Shikojeni gjendjen e ‘vilave’ siç thotë kryeministri. Hani derra, pini derra, se për ju populli nuk ekziston. Për ju ekziston oborrtarët”, - tha Noka.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI