Flash

'Tavarish Luli', Balla i kujton Gërdecin Bashës: Ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vijë në sallë

Lapsi.al 15 March 2018
'Tavarish Luli', Balla i kujton Gërdecin Bashës: Ke

Debatet e sotme ne Kuvend janë fokusuar në skemën e ndihmës ekonomike. Ndërkohë, pas fjalës së Bashës dhe Kryemadhit është çuar në foltore edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së. Taulant Balla. Ai gjatë fjalës së tij në foltore u kujtoi ministrave dhe deputetëve të pranishëm në sallë tragjedinë e Gërdecit, 10 vite nga ngjarja e rëndë. Balla theksoi se opozita ikën nga salla sa herë që flitet për të vërtetën.

Mes të tjerash Balla shigjetoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa iu drejtua Bashës se ky i fundit kishte bërë mirë që nuk e kishte vënë atë në listën e deputetëve që do të fliste sot. Po ashtu socialisti tha se sot duhet drejtësi dhe se fajtorët duhet të dënohen.

Si fillim po ndalem pak tek tragjedia e Gërdecit. Ju ikni nga salla sa herë që flitet për të vërteta. Tavarish Luli, ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vijë në sallë e nuk ja ke vënë emrin në listë për të folur se në 10 vjetorin e Gërdecit do të ishte provokim i rëndë. Duhet të dënohen të gjithë fajtorët, për 26 jetë. Duhet të vihet drejtësia aty ku i takon”, – tha Balla.

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI