Flash

Habit Kryemadhi: I puthi vajzës sime dorën, një javë më vonë iu thye!

Lapsi.al 15 March 2018
Habit Kryemadhi: I puthi vajzës sime dorën, një javë më

Monika Kryemadhi ka treguar një histori të sajën personale me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se çfarëdo lloj gjëje që ai prek thyhet.

E ftuar në emisionin Repolitix, kryetarja e LSI-së i ka treguar gazetarit se në ditën e Pavarësisë së Kosovës, ajo kishte takuar bashkëshorten e Kryeministrit dhe në një moment të dytë kur kishte lëvizur, në tavolinë ishte shfaqur Rama.

Ky i fundit i kishte puthur dorën Erës, vajzës së vogël të Kryemadhit, e pikërisht, një javë më vonë vogëlushes i ishte thyer dora.

"Të jeni të bindur që jo. Kur ishim në Kosovë me rastin e pavarësisë, nuk u takova me Edin, por me Linda Ramën. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëmngjes, jep dorëheqjen" tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI