Flash

Sot 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, por akoma nuk ka asnjë fajtor për 26 jetët e humbura

Lapsi.al 15 March 2018
Sot 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, por akoma nuk ka asnjë fajtor

Sot bëhen 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën  26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve.

Edhe pse  kanë kaluar 10 vite nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë ende drejtësi, pasi ende asnjë fajtor nuk qëndron pas hekurave.

Ngjarja e rëndë ndodhi  të shtunën  e 15 marsit të 2008-ës, në një "fabrikë" për demontimin e armëve në fshatin afër Vorës,  pikërisht në orën  12:05 të mesditës.

Pas shumë seancash gjyqësore, Gjykata e Shkallës së Parë  me 12 mars te vitit 2012, tre ditë para përvjetorit të tragjedisë dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes "Gërdeci", dënime të cilat ishin disa herë më të ulëta se ato që kishte kërkuar prokurori, mes të cilave edhe tre burgime për jetë.

Asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes,  pasi ngjarja u konsiderua si gabim njerëzor.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI