Flash

Raporti/ Shqiptarët, populli më i dëshpëruar i Europës

Lapsi.al 14 March 2018
Raporti/ Shqiptarët, populli më i dëshpëruar i Europës

Shqipëria renditet në vendit e 112 nga 156 shtete në indeksin e lumturisë për vitin 2018, duke qenë e fundit në Europë, pra më e palumtura.

Në raportin e publikuar sot nga OKB, Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete si Tunizia, Sierra Leone, Iraku apo Bangladeshi.

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.

Në tre vitet e fundit, Shqipëria është përkeqësua me 22 vende, raporton Monitor.

Në grafikun e ndryshimit për periudhën nga 2008–2010 në 2015–2017, Shqipëria renditet ndër 9 vendet në botë që kanë shënuar përkeqësimin më të madh (-0791 pikë), së bashku me vende si Madagascar, Botsëana, Turkmenistan, Ukraine, Yemen, Syria, Malawi, Venezuela.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI