Flash

Miratohet ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, Gruevski përplaset me kreun e Kuvendit (VIDEO)

Lapsi.al 14 March 2018
Miratohet ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, Gruevski

Nën një atmosferë tejet të tensionuar, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Kjo bëri që Xhaferi të ndërpresë seancën për 15 minuta.

Krahas kundërshtimeve të opozitës në seancë, edhe një grup i qytetarëve ishte grumbulluar para ndërtesës së Kuvendit për të protestuar dhe kërkuar që ligji të mos miratohej.

Protestuesit, janë shprehur kundër miratimit të ligjit që mundëson në shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Ata kanë brohoritur “tradhtarë”, “kombi nuk është në shitje” dhe “shitës të shtetit”. Megjithëse protesta po vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident para godinës së institucionit ligjdhënës vërehet një prani e theksuar e forcave policore.

VMRO-DPMNE kishte proceduar rreth 35 mijë amendamenteve për plotësim-ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, veprim ky që nga partitë shqiptare në Maqedoni ishte cilësuar si përpjekje për bllokimin e tërësishëm të ligjit.

Kuvendi i Maqedonisë e kishte miratuar këtë ligj qysh në muajin janar, por ishte presidenti Gjorgje Ivanov ai i cili nuk e kishte dekretuar, duke ia kthyer sërish Kuvendit që ta shqyrtojë dhe miratojë me ndryshime e plotësime eventuale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI