Flash

Operacioni ‘Shefi’/ U kapën mbi 2 ton kanabis që erdhën nga Shqipëria

Lapsi.al 14 March 2018
Operacioni ‘Shefi’/ U kapën mbi 2 ton kanabis që

Prokuroria e Barit ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë i koduar “Shefi” i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia Italiane në bashëkpunim me Policinë shqiptare e nën koordinimin e Drejtorisë së përgjithshme të Antimafias Italiane.

Operacioni Shefi ka çuar në arrestimin e 43 personave, 21 shqiptarë, 20 italianë e 2 shtetas rumunë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri (1 urdhër arrestimi ndërkombëtar) e në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindizit, Potenza e Bologna.

Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë.

Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Nga droga e sekuestruar mund të përgatiteshin rreth 7 milionë doza të vecanta droge.

Lënda narkotike trafikohej përmes detit nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias ku ishin pozicionuar dhe magazinat e konservimit të drogës pas zbarkimit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI