Flash

Berisha: PD e anëtarësoi Shqipërinë në NATO, Rama e ktheu në narkoshtet

Lapsi.al 13 November 2026

Berisha: PD e anëtarësoi Shqipërinë në NATO, Rama e

Në fjalën e mbajtur në Foltoren e Ripërtëritjes në Kukës, kryetari i PD-së, Sali Berisha, vlerësoi arritjet e Partisë Demokratike në procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, duke theksuar anëtarësimin në NATO dhe afrimin me Europën.

Në kontrast, ai akuzoi Edi Ramën se e ka kthyer vendin në një narkoshtet dhe se qeverisja e tij përfaqëson krimin dhe korrupsionin.

Berisha foli edhe për betejën politike të opozitës, duke sulmuar ata që, sipas tij, tentuan të dobësojnë pluralizmin dhe duke shprehur bindjen se PD po ecën drejt fitores.

Berisha: Cila është historia? Është historia e asaj force politike që transformoi Shqipërinë, e anëtarësoi në NATO, në Këshillin e Europës, mori rekomandimin për statusin kandidat. Është historia që i nxori shqiptarët dhe i bëri qytetarët më të paguar në rajon. E pra, a mund të besonin shqiptarët kur ata e krahasonin me partinë e krimit, me partinë që ka lindur mbi krimin dhe vëllavrasjen, me partinë që ka vazhduar me diktaturën, me partinë që është sot partia më hajdute e planetit, me partinë që ndërtoi Edi Ramën që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin. Kjo është arsyeja, sepse dhjetëra mijëra socialistë të ndershëm dolën në qershor kundër tyre. Kjo është arsyeja.

Pra, e vërteta është se me betejën për të krijuar një opozitë serbe në Shqipëri, ata qëndruan, përfunduan në banesën e turpit të historisë. Ata u zhdukën dhe do të regjistrohen si tradhtarë të pluralizmit politik. Kurse Partia Demokratike ecën e sigurt, drejt fitores.

Edi Rama sot, nuk është vetëm njeriu më i urryer i shqiptarëve. Jo. Është njeriu më i urryer i njerëzve të lirë në Europë dhe në botë. Dhe prisni, se akoma nuk kanë parë shqiptarët se çfarë përfaqëson ai, se çfarë krimineli, se çfarë hajduti, se cilat janë përmasat antishqiptare të tij, se çfarë gangsteri në krye të shtetit qëndron.

Ndaj dhe, nderim për ju, që s'u dorëzuat në kohërat më të vështira, po mbështetët pluralizmin e mbajtët gjallë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI