Flash

Pezullohet dhënia e tapive të tokave, nisin verifikimet për falsifikime si në rastin e Spillesë

Lapsi.al 14 March 2018
Pezullohet dhënia e tapive të tokave, nisin verifikimet për

Qeveria pezullon ndarjen e tapive në zonat me përparësi për investime strategjike, për përfituesit e tokave bujqësore në bazë të ligjit 8053 të vitit 1995 për ndarjen pa shpërblim të tokës për ish ndërmarjet bujqësore.

Bëhet fjalë për toka që kryesisht janë pranë zonave bregdetare dhe pezullimi do zgjasë deri në krijimin e një Fondi tokash për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. Vendimi i qeverisë ndalon të gjitha procedurat për dhënien e tapive, në cilëndo fazë qofshin ato. Veprimi vjen pas nisjes së aksionit për të kontrolluar 30 mijë parcelat e shpërndara në zonat bregdetare, të cilat janë lajmëruar se do të konfiskohen nëse gjenden në shkelje të ligjit apo falsifikime duke marre si shembull tokat e grabitura në Spille.

Sipas shifrave zyrtare deri në fund të 2017 ishin rreth 2 300 aplikime nga qytetarët që kërkonin marrjen e tapive për tokat e ndara me ligjin e ish ndërmarrjeve bujqësore. Madje në nëntor të vitit të kaluar u miratua nga Parlamenti dhe shtyrja e afatit ligjor për ndarjen e këtyre tapive dhe vazhdimin e punës së komisioneve vendore.

Nuk dihet se sa nga këto kërkesa do përfshihen në pezullimin e bërë nga qeveria, pasi verifikimi do jetë i gjerë. Ndërkohë nga ana tjetër ligji i 2015 për investimet strategjike, parashikon që investitorëve specialë që marrin këtë status nga qeveria, t’u vihen në dispozicion përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore, si trojet, pyjet, dhe tokat bujqësore për qëllime biznesi.

Këto pasuri do të përfshihen në fondin e posaçëm të tokave që do të administrohet nga agjencitë qeveritare. Nga mbi 700 mijë hektarë tokë bujqësore që kishte zyrtarisht Shqipëria në vitin ‘92, 560 mijë hektarë janë ndarë me ligjin 7501 dhe me ligjin.8053, datë 21.12.1995 për ndarjen e tokës së ish ndërmarrjeve bujqësore, 80 mijë hektarë i administrojnë bashkitë për t’i dhënë me qira, ndërkohë mbi 23 mijë hektarë të tjerë janë si fond kompensimi fizik për Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe pjesa e mbetur zotërohet nga ministria e Bujqësisë./Top Channel

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI