Flash

Humor në parlament/ Majko tallet me Ramën për skenarin e financimit Rusi-PD (VIDEO)

Lapsi.al 15 March 2018
Humor në parlament/ Majko tallet me Ramën për skenarin e

Sinqeriteti i Pandeli Majkos ka shkaktuar të qeshura dhe ovacione mes deputetëve të Partisë Demokratike. Jo vetëm sepse ministri e konsideroi Partinë Komuniste si “partia jonë”, por edhe se shkoi pas në kohë për t'u thënë demokratëve se për rusët, duhej të konsultoheshin më parë me Partinë Socialiste.

Majko pranoi se akuzat për financim rus të Partisë Demokratike janë një teprim dhe se nuk ishte dakort me ato që kishte thënë Taulant Balla në parlament. Me humor, Majko trajtoi të gjithë skenarin që është ngritur nga kryeministri Edi Rama dhe nga një seri konferencash nga selia e Partisë Socialiste.

“Edhe ne ndonjëherë e teprojmë me këtë punën e ndihmave ruse apo sponsorizimit rus për Partinë Demokratike, të jemi të sinqertë. Nuk jam dakort me kolegun Balla në disa drejtime. Ne si partia jonë nga viti 49 deri në 61 e kemi pasur… partia e vjetër është fjala. (shpërthejnë të qeshurat në parlament) Nga 49 deri në 61 edhe partia e vjetër e majtë pati një afeksion, por e pati afeksionin për ideologji jo për para.

Me thënë të drejtën na duket shumë interesant ky eksperimenti që merrni para nga rusët për të bërë lobizëm në Amerikë, shumë interesante është. Por, kur vjen puna te rusët duhet të konsultoheni me ne, se ne kemi eksperiencë në këtë punë. Ne e mbyllëm këtë punë në 60’ dhe bëmë edhe një film “Ballë për Ballë, por ju do e mbyllni me ndonjë këngë të tipit “Lule ti e lule unë, dil këtej se kam pak punë”, tha Majko, ndërsa demokratët kanë qeshur, kurse Taulant Balla bërtiste "Dëgjojeni deri në fund, dëgjojeni...!"

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=aqdcMzv9ZA8&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI