Flash

Meta dhe Berisha udhëtojnë të dy drejt Azerbajxhanit

Lapsi.al 15 March 2018
Meta dhe Berisha udhëtojnë të dy drejt Azerbajxhanit

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë të dy në Azerbajxhan. Të dy do të marrin pjesë në të njëjtin forum me temë " Rrëzimi i pengesave për krijimin e shoqërive gjithpërfshirëse". Presidenti njoftoi se u nis të mërkurën për në Baku. Këtë të enjte ai pati një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev.

Edhe ish kryeministri, Berisha do të marrë pjesë në të njëjtin forum që zhvillohet nga 15 deri në 17 Mars.

“Në këtë takim, kryetarë shtetesh aktualë dhe të mëparshëm, kryeministra, ministra dhe akademikë si dhe ekspertë të mirënjohur do të vlerësojnë gjendjen aktuale të botës dhe kërcënimet më të ngutshme të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare dhe të sugjerojë hapa konkretë për udhëheqjen e sotme për të kapërcyer këto ndarje, në formën e një deklarate” shkruan Berisha.

Rreth një muaj më parë, Meta dhe Berisha patën një takim në presidencë për çështjen e grupit negociator me Greqinë për çështjen e kufirit detar.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI