Flash

Ministri Bushati: Marrëveshja me Greqinë, jemi shumë afër, vizitë edhe kryeministri grek në Shqipëri

Lapsi.al 15 March 2018
Ministri Bushati: Marrëveshja me Greqinë, jemi shumë afër,

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme kroate Marija Pejçinoviç Buriç, ministri i Jashtëm shqiptar Bushati foli edhe për çështjen e marrëveshjes me shtetin grek.

Ai tha se është optimist se ulja në tavolinë e ekipit shqiptar dhe atij grek për marrëveshjen e re do të jetë e afërt. Bushati shtoi se e kishte dorëzuar në presidencë  të gjithë informacionin e kërkuar.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ende nuk ka dhënë plotfuqishmërinë për vijimin e negociatave

“Besoj se duhet të jemi afër momentit kur ekipi shqiptar do të jetë i ulur me atë grek me shpresën se do të arrijmë një marrëveshje të re në këtë fushë, e cila do të jetë marrëveshje më e mirë se ajo e 2009, më e drejtë më e ndershme dhe në fund të ditës një marrëveshje që të çlirojë energji pozitive mes dy vendeve tona.” – tha Bushati.

Po ashtu Bushati foli edhe për një vizitë të kryeministrit grek në Shqipëri. Ai tha se akoma nuk ka një datë fiks kur Tsipras do të vijë në Tiranë.

“Ka kohë që punohet për një vizitë në nivelin e kryeministrit grek në Shqipëri. Nuk ka ende një datë po afat të finalizuar për këtë gjë. Vizita është e rëndësishme në vetvete sepse presim që përmes kësaj vizite të shënohet një hap i ri pozitiv mes Shqipërisë e Greqisë"

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI