Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Kotzias për bisedimet me vendin tonë: Koha për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë

Lapsi.al 12 March 2018
Kotzias për bisedimet me vendin tonë: Koha për zgjidhjen e

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist në lidhje me negociatat e zhvilluara së fundmi me palën shqiptare për kufirin detar duke thënë se tashmë pas dy vitesh bisedime janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull mes dy vendeve. Deklaratën kreu i diplomacisë greke e ka bërë në një intervistë për gazetën vendase "Documento".

Ndonëse media greke i ka dhënë vëmendjen kryesore qëndrimeve të Kotzias për konfliktin e fundit me Turqinë, jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur konsideratat për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

"Me këto dy vende fqinje kemi probleme qe lidhen me historine, kulturen, trashegimine. Ndersa me Turqine problemet jane me "te ashpra", lidhen me interesat tona gjeopolitike dhe gjeostrategjike" - ka nënvizuar Kotzias.

Ai ka kritikuar qëndrimet kundërshtuese të opozitës greke në lidhje me bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke thënë se partitë kundërshtare të qeverisë helene nuk duan zgjidhjen e këtyre problemeve historike të mbartuara me vendet fqinje.  Bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për paktin detar janë në pritje të formatimit të ekipit përfaqësues të Tiranës zyrtare.

 

Të këshilluara

Dy standartet e Edi Rames me tatimorët

Në korrik të vitit 2017, tre inspektorë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës u arrestuan me akuzën e korrupsionit, pasi një grua biznesmene nga Kavaja i ...

18:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI