Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Dy standartet e Edi Rames me tatimorët

Lapsi.al 11 March 2018
Dy standartet e Edi Rames me tatimorët

Në korrik të vitit 2017, tre inspektorë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës u arrestuan me akuzën e korrupsionit, pasi një grua biznesmene nga Kavaja i denoncoi ata në adresën e Kryeministrit. I ardhur nga fitorja e mandatit të dytë, Edi Rama e përdori këtë rast për të realizuar një valë të tërë shkarkimesh dhe dorëheqjesh të drejtuesve të hetimit tatimor në të gjithë vendin.

Por çfarë po ndodh sot?

Dy inspektorë tatimorë në Fier, përfunduan në prangat e policisë, nën akuzën e korrupsiot dy muaj më parë.

F. Zh. 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës së analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Fier dhe A. T. 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë inspektor zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve, Fier u dyshuan se morën 7 mijë euro rryshfet nga një biznes.

Ndërkaq vetëm tre ditë më parë policia tha se ka vënë në pranga një inspektor të Tatimeve pasi i ka kërkuar 20 mijë lekë të reja një biznesi në këmbim të gjobës.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor, pasi më datë 08.03.2018, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje”, bëri të ditur policia.

Deri tani nuk kemi ansjë reflektim nga krerët e tatimeve për këto ngjarje, edhe pse nuk janë aspak të ndryshme nga ngjarja ku Rama e vuri veten si protagonist për të zgjidhur punët e korrupsionit tatimor.

Përse nuk kemi ende asnjë dorëheqje për këto ngjarje dhe pse hesht kryeministri? Mesa duket standarti i parë "antikorrupsion" ka qenë preteksti për të spastruar nga administrata ata që nuk ishin emëruar me bekimin e PS, ndërsa standarti i dytë është norma reale me të cilën qeveris Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI