Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Të tjera rregulla dhe gjoba nëse doni të blini apo shisni makinën

Lapsi.al 11 March 2018
Të tjera rregulla dhe gjoba nëse doni të blini apo shisni

Personat që blejnë një makinë duhet të kryejnë kërkesën për ndryshimin e pronësisë brenda 10 ditëve nga momenti i firmosjes së kontratës së shitblerjes, në rast të kundër do të gjobiten deri në 40 mijë lekë.

Në faqen zyrtare të Drejtorisw sw Përgjithshme tw Shërbimeve të Transportit Rrugor janë publikuar afatet dhe dokumentet që duhet të për shitblerjen e mjeteve dhe ndryshimin e pronësisë mbi makinat.

Ndryshimi i pronësisë

Në rast ndryshimi të pronësisë së automjeteve, qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë merr masa për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë.

“Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë. Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhurnimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë”, – thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

Detyrimet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kujton qytetarëve se duhet të kryejnë brenda afateve ligjore pagesat e taksave të përvitshme të automjeteve, çregjistrimin e përkohshëm të mjeteve në pronësi të tyre brenda 10 ditëve, kur nuk e kanë atë në përdorim për një periudhë të caktuar, apo çregjistrimin e përhershëm kur qytetari e ka nxjerrë mjetin jashtë qarkullimit dhe ndryshimin e pronësisë së tij në organet kompetente, brenda 10 ditësh nga kalimi i pronësisë nga njeri pronar në tjetrin, nëpërmjet akteve juridike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI