Flash

Goditet grupi i falsifikatorëve në disa qytete, 12 në pranga

Lapsi.al 11 March 2018
Goditet grupi i falsifikatorëve në disa qytete, 12 në pranga

Policia goditi një grup kriminal me 16 persona, të shtrirë në disa qytete, në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.

Shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.

Këta shtetas u merrnin pororsi për pajisjen me dokumenta të falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.

Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre. Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.

 

 

Në përfundim të këtij operacioni, i cili u krye në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Korçë, Vlorë e Berat, si rezultat i masave të shpejta operacionale policore e proceduriale të kryer nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin DPPSH, duke bashkëpunuar me Prokurorine e rrethit u bë i mundur arrestimi i shtetasve dhe ekzekutimi i urdhërave të lëshuara nga Gjykata:

- Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen "29 Nëntori", Fier.

- Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen "Sheq Madh", Fier.

- Xhevahir Myrtaj, banues në lagjen "Liri", Fier.

- Artan Haxhiu, banues në lagjen "Mborostar Ura" Fier.

- Kostaq Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë.

- Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec.

- Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë.

- Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.

Në kuadër të këtij operacioni, po hetohen në gjendje të lirë me masën e sigurimit "Detyrim paraqitje" shtetasit:

- A.H, 62 vjeç, banues në Fier.

- A.N, banues në Fier.

- I.S, 48 vjeç, banues nëTiranë.

- D.S, 32 vjeç banues në Durrës.

- P.B, banues në Fier - I.G, banues në Fier Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

- S.P, 41 vjeç, banues në Fier.

- V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI