Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Si po ndryshojnë 'kanabistët' strategji, grupet kriminale synojnë ambientet e mbyllura

Lapsi.al 10 March 2018
Si po ndryshojnë 'kanabistët' strategji, grupet kriminale

Drejtuesit e policisë besojnë se grupet kriminale këtë vit do mundohet të përdorin ambientet e mbyllura për kultivimine kanabisit. Ndaj për këtë arsye, drejtrori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu përmes një urdhri të siguruar nga Top-Chanel ka urdhëruar 12 drejtoritë e qarqeve të kontrollojnë çdo ambient me risk të lartë për kultivimin e hashashit.

Depo, tunele apo kapanone të mëdha, janë kryesoret që dyshohen se mund të kthehen në sera të mbyllura. Grupet e policisë po ushtrojnë kontrolle në sera, depo, ish repate ushtarake dhe godinave e banesave të braktisura. Për shkak të kontrollit të territorit dhe vështirësisë për mbjelljes në tokë të hapur, kultivimi në ambiente të mbyllura shikohet si e vetmja mënyrë për të vijuar aktivitetin. Për inspektimin e masave në çdo qark Veliu ka deleguar në çdo drejtori nga një drejtues departamenti nga drejtoria e përgjithshme.

Gjatë vitit 2017 policia zbuloi dhjetra laboratore të prodhimit të kanabisit disa prej të cilëve me llampa dhe teknologji të përparuar. Rasti më flagrant ishte fare pranë aeroportit “Nënë Tereza”, por edhe në zonën e Shkozës në kryeqytet./ TCh

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI