Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Kokaina në Durrës, shpallet në kërkim ndërkombëtar Arbër Çekaj

Lapsi.al 10 March 2018
Kokaina në Durrës, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Arbër Çekaj, administratori i kompanise 'Arbi Garden', e cila kishte porositur bananet brenda të cilave ishte dhe sasia prej 614 kg kokaine, është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot ndaj tij masën e sigurisë 'arrest me burg në mungesë'. Brenda kontenierit me banane që kishte mbërritur nga Kolumbia për llogari të kompanisë së tij, ishin fshehur edhe 614 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë. Arbër Çekaj ishte larguar drejt Gjermanisë 24 orë përpara se ngarkesa me drogë të kapej. Dy ditë pas ngjarjes ai tha se s'kishte lidhje me drogën dhe se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar cështjen, por deri më tani ai vazhdon të jetë në arrati. Për drogën e kapur në Maminas, janë arrestuar shoferi i kamionit që transportoi mallin dhe menaxheri i firmës 'Arbi Garden'.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI