Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

BE i kujton Kosovës të themelojë Asosacionin e komunave serbe

Lapsi.al 10 March 2018
BE i kujton Kosovës të themelojë Asosacionin e komunave serbe

Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë kërkuar institucioneve të Kosovës që pa vonesa ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit ka thënë se dialogu në nivelin teknik, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të vazhdojë pas 10 ditësh.

“Marrëveshjet e arritura në dialog duhet të zbatohen. Puna në këtë drejtim po vazhdon. Presim rol konstruktiv nga të dyja palët”, ka thënë Kocijançiq, transmeton rel.

“Nga fillimi kemi qenë të qartë ndaj dyja palëve që marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, ka deklaruar ajo. Njëherësh, Kocijançiq ka rikujtuar edhe marrëveshjet tjera që nuk janë implementuar, duke veçuar atë për energjinë.

Ajo ka konfirmuar edhe mbajtjen e raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, nga 19 deri më 21 mars.

Të këshilluara

Librazhd, tentohet të grabitet një bankë

Një tentativë për të grabitur një bankë të nivelit të dytë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Librazhdit. Policia thotë se një person ka thyer xhamin e njërës ...

10:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI