Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Rama sulmon Bashën me statusin e Braçes: Lulzim je i vetëm, situata më keq se sa duket

Lapsi.al 10 March 2018
Rama sulmon Bashën me statusin e Braçes: Lulzim je i vetëm,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e lobimit të rusëve për Partinë Demokratike, duke paralajmeruar se nuk duhet marre lehte nje lobim i tille.

Këtë herë Rama ka postuar statusin e Erion Braçes dhe shkruan se është dakord me të por, mendon se situata është më keq.

Postimi i plotë i kryeministrit:

KE TE DREJTE ERION, PO PER DREQ NUK QESHIM DOT NE KETE RAST!

KAM FRIKE SE ESHTE SHUME ME E RENDE SE KAQ E RENDE SA DUKET…

Ja çfarë shkruan Erion Braçe:

“Lulezim qetësohu! Merre seriozisht dhe me qetësi. Nuk hyn këtu as Edi Rama e as Donald Trump. Je vetëm Ti, Nicolas Muzin dhe Biniatta Trade LP. Pra, jo PD-ja e gjore.

Je Ti, vetëm.

Partneri yt Nicolas Muzin, ka deklaruar këto tre pagesa ne emër te Partisë Demokratike-përdorur prej teje; Njëra nga Biniatta Trade LP me vlere 150 mije USD.

E dyta nga Partia Demokratike 25 mije USD.

E treta nga Partia Demokratike 500 mije USD.

Deklarimin e tyre e ka bere dy here për te qene ne rregull me ligjin ne SHBA. Lul! Deklarimin ne emrin tënd dhe te partisë qe ke përdorur e ka bere Nicolas Muzin, partneri yt qe ti nuk e përmend kurrë.

Është Nic-u qe ka treguar-ndershmërisht apo jo nuk e di, ai është partneri yt, ti duhet ta dish, paratë qe ai ka marre ne emër te PD.

Nëse ai ka gënjyer duhet ta padisësh! Menjëherë madje se po te bën gropën. Boll e fshehe. Historia jote me luftën e Edi Rames kundër administratës se presidentit Donald Trump, nuk te shpëton. Është humbje kohe.

Kush janë pronaret e Biniatta Trade LP dhe, si ka mundësi qe kur ti nuk i njeh ata paguajnë para për ty?! Është çmenduri kjo!

Te te fusin para ne çantë kur ti nuk i do, me qellim qe Edi Rama te sulmoje administratën e presidentit Trump!! Vetëm ty te ndodh kjo!”

Të këshilluara

Durrës/ Aksidentohet për vdekje 7-vjeçarja

Një vajzë 7 vjeçe u nda sot nga jeta pasi u përplas nga një makinë, në fshatin Rrotull, në Ishëm. Ishte 24-vjeçari Rexhep Dama në timonin e makinës tip "Benz...

21:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI