Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Kokëdhima: Rama, histori dështimi. PS, e kalbur dhe mafioze

Lapsi.al 9 March 2018
Kokëdhima: Rama, histori dështimi. PS, e kalbur dhe mafioze

Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin e lajmeve në Ora News quajti politikanët e vjetër, tiranë. Ai u shpreh se Rama ishte një histori zhgënimi, ndërsa theksoi se PS është një parti e kalbur dhe mafioze.

Pjesë nga deklarata

Koço Kokëdhima: Kurrë nuk më kërcënojnë dot mua, nuk më shantazhojnë dot, nuk më trembin këta mua.

Ilva Tare: Kush po ju kërcënon?

Koço Kokëdhima: Nuk është gjë e lumtur të jesh sipërmarrës në Shqipëri. Të jesh sipërmarrës i lirë në Shqipëri është një vuajtje. Unë jam krenar për historinë e jetës time

Ilva Tare: Kush ju ka kërcënuar?

Koço Kokëdhima: Kush kërcënon liritë? Tiranët kërcënojnë liritë e një sipërmarrje. Me mua nuk ju ka ecur. Unë ju kam treguar vendin të gjithëve, edhe Saliut edhe Fatosit edhe Ramës. Prandaj po të them që projekti jonë politik, për shkak të të sotmes ka armik të mëdhenj.

Ilva Tare: Ata që ju sot i quani tiranë i keni pasur miq, i keni ndihmuar, madje edhe ata tiranë që ishin në çadër ju i keni mbështetur...

Koçi Kokëdhima: Unë kam mbështetur proceset zhvilluese në Shqipëri. Rama është një histori zhgënjimi, sic kanë të gjithë njerëzit histori zhgënjimi dhe sic janë zhgënjim të gjithë shqiptarët që besuan se në 2013 do vinte një qeverisje që do justifikonte shpresat e shqiptarëve për një cilësi tjetër.

Ilva Tare: ...dhe e justifikoi për aq kohë sa ju ishit në PS, më pas u kthyen në tiranë.

Koço Kokëdhima: Jo nuk është e vërtetë! Po të haja unë me ta do të isha atje sa të doja unë. Unë nuk isha palë me ata, unë isha palë me popull, unë luftova për ta reformuar atë parti të kalbur, të kriminalizuar, të kapur dhe mafioze. Luftova ta çliroja atë parti dhe ta vija në shërbim të popullit gjë që nuk funksionoi. Unë atë projekt do ta bëj në Shqipëri me ZGJIDHJE-n dhe me shqiptarët.

Të këshilluara

Durrës/ Aksidentohet për vdekje 7-vjeçarja

Një vajzë 7 vjeçe u nda sot nga jeta pasi u përplas nga një makinë, në fshatin Rrotull, në Ishëm. Ishte 24-vjeçari Rexhep Dama në timonin e makinës tip "Benz...

21:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI