Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

'I copëtova trupin, e mbajta 3 ditë në shtëpi', rrëfimi tronditës i Arbert Zekajt në gjykatë

Lapsi.al 10 March 2018
'I copëtova trupin, e mbajta 3 ditë në shtëpi',

“E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe copat i futa në valixhe”. Skenar i denjë për një film horror. Kjo ka qenë deklarata e Albert Zekajt në gjykatë për vrasjen makabre të shokut të tij Kreshnik Beqiraj.

Ai është shfaqur kokëulur teksa hynte në gjykatë, për t’iu shmangur syrit të mediave, për të bërë më pas rrëfimin horror të 22 marsit të vitit të kaluar.

Albert Zekaj është shprehur para hetuesve se mbrëmjen e 22 marsit, kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopje pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

“E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja. Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi” - ka thënë Zekaj në gjykatë.

Që prej gushtit të vitit te kaluar, kur Albert Zekaj është larguar nga Fieri, ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, ku ka përfituar strehim dhe ushqim. Ndërkohë që nuk është gjetur ende koka e viktimës ndërsa janë dashur rreth 4 orë kërkime për gjetjen e eshtrave të tij pasi ishin të shpërndara.

 

Të këshilluara

Librazhd, tentohet të grabitet një bankë

Një tentativë për të grabitur një bankë të nivelit të dytë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Librazhdit. Policia thotë se një person ka thyer xhamin e njërës ...

10:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI