Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Top Channel zbulon hetimet e FBI për lobistin e Lulzim Bashës në SHBA

Lapsi.al 11 March 2018
Top Channel zbulon hetimet e FBI për lobistin e Lulzim Bashës në

Sipas televizionit kombëtar Top Channel, Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur hetimet për lobistin e Partisë Demokratike, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin.

Për këtë lajm, Top Channel i referohet "burimeve të sigurta", që i kanë thënë televizionit shqiptar se "hetimet kanë nisur pas informacioneve për burime financiare ruse që shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët, që një vit më parë ndihmuan edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë".

Në mediat amerikane nuk ka asnjë lajm për nisjen e hetimeve ndaj Nick Muzin, i cili do të ishte bashkëpuntori i radhës në fushatën e Donald Trump që merret nën hetim për dyshimet se u pagua nga rusët.

Gjithsesi Top Channel bën një paralelizim mes hetimeve që ka nisur FBI dhe atyre që ka nisur Arta Marku në Tiranë, për paratë që përdori PD në fushatën e vitit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI