Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Shqipëria, e para për kokainën dhe e fundit për investimet e huaja

Lapsi.al 11 March 2018
Shqipëria, e para për kokainën dhe e fundit për investimet e

Raporti i OKB që e renditi Shqipërinë në vendin e parë për konsum të kokainës për frymë është një nga rekordet historike të vendit tonë. Mbetet për t'u parë nëse shqiptarët do të vazhdojnë ta ruajnë vendin e parë për konsum kokaine edhe këtë vit, sepse 613 kilogram që u kapën në Maminas nuk janë pak për një treg të uritur, por të vogël si Shqipëria.

Gjithsesi edhe 613 kilogramë kokainë është në vetvete histori. Pas sekuestrimit u tha se ishte sasia më e madhe e kokainës që është kapur ndonjëherë në Ballkan.

Por nëse në kokainë (si në konsum, edhe në import) nuk na arrin dot asnjë nga fqinjët, për investimet e huaja, ne shqiptarët jemi të fundit. Shifrat nuk vijnë nga Rusia, por nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që deklaron se Shqipëria është vendi me stokun më të ulët të investimeve të huaja për frymë popullsie në Ballkan, me diferencë të theksuar me vendet e tjera.

Në një raport të fundit, që analizon produktivitetin në ekonominë e Ballkanit Perëndimor, BERZH thekson se aktualisht stoku i investimeve të huaja për frymë në Shqipëri është vetëm pak më shumë se 1 mijë euro, kur vendi i parafundit, Bosnja, e ka këtë tregues gati 2 mijë euro.

Sipas BERZH, mesatarja e stokut të investimeve të huaja për vendet e rajonit është 2602 euro për frymë ose mbi 2.2 herë më i lartë se në Shqipëri. Stoku i Investimeve të Huaja Direkte për frymë përfaqëson nivelin total të investimeve nga jashtë që ka marrë në vite një vend në raport me numrin e popullsisë.

Në Serbi investimet e huaja llogariten 3 mijë euro për frymë, ndërsa në Mal të Zi ato janë 6 mijë euro për frymë, ose 6 herë më të larta se në Shqipëri.

BERZH thotë të përgjithësisht vendet e Ballkanit kanë një nivel të ulët të Investimeve nga jashtë. Në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, mesatarja e investimeve të huaja për frymë llogaritet 14 271 euro, gati 15 herë më shumë se në Shqipëri dhe 7 herë më shumë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI